Osimhen flet për kalimin te Galatasaray dhe Mauro Icardin si bashkëlojtar

Victor Osimhen ka folur për aventurën e re te Galatasaray, ku kaloi pas një lëvizjeje befasuese nga Napoli në afatin kalimtar të verës. 

Duke folur pas fitores 3-1 të Galatasaray ndaj PAOK-ut në Ligën e Evropës, sulmuesi nigerian tha:  

“Fatkeqësisht nuk shënova, ishte një tjetër autogol, por ndjej se vija e finishit është afër”. 

“Gjëja më e rëndësishme, megjithatë, është që Galatasaray fitoi: Falënderoj tifozët, tani vazhdojmë të fitojmë si në ligë ashtu edhe në Evropë”. 

“Me Icardin është fantastike, ai është një lider. Batshuayi është gjithashtu një personazh i mrekullueshëm… Jam shumë i lumtur që jam te Galata, këtu ne ndihmojmë njëri-tjetrin ashtu si duhet një ekip. Nëse unë mungoj, ata do të jenë aty”, deklaroi Osimhen. 

Osimhen ende nuk ka shënuar në tre ndeshjet e tij të para për Galatasaray, por ka dhënë katër asistime.