‘Oscar’ në rrezik të shtyhet

Ndarja e çmimeve të ‘Oscar’ mund të shtyhet për katër muaj, duke shënuar tronditjen më të madhe në historikun e ‘Oscar’-it, shkruan DailyMail.

Sipas një raportimi, organizatorët e edicionit të 93-të kanë kërkuar ta shtyjnë datën e mbajtës për katër muaj, për shkak të pandemisë. Ceremonia ishte në plan të mbahet më 28 shkurt.

Mbajtja e ‘Oscar’ është nën kërcënim për shkak të mungesës së filmave të rinj pasi pandemia COVID-19 ka pezulluar prodhimin e tyre dhe ka mbyllur gjitha studiot e prodhimit.

The Sun ka raportuar se studiove të filmit i është thënë këtë javë se do të ketë një afat më të gjatë për të drejtën e nominimit.