Dafina Zeqiri do të performojë për fansat në shtëpi

Dafina Zeqiri sonte do të mbajë koncert nga shtëpia, ku do t’i këndojë hitet e saj për të gjithë fansat.

Koncerti mbahet në bashkëpunim me Unionin Evropian në Kosovë, pak ditë pasi u festua “Dita e Evropës”.

Këngëtarja do të performojë nga ora 19:00 dhe ky koncert vjen pak ditë pas koncertit që e mbajti Alban Skënderaj.

Për ndryshe, “A je pendu” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Cricket.