OSBE/ODIHR e gatshme të dërgojë monitorues në Maqedoni, varësisht nga situata me epideminë

Misioni i OSBE/ODIHR është i gatshëm të mbikëqyrë procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut varësisht nga situata shëndetësore, ka thënë për radio Evropa e Lirë, Katja Addruz, zëdhënëse e Zyrës së OSBE-së për institucione demokratike me seli në Varshavë.

“Për fat të keq ODIHR ishte e detyruar ta ndërpresë misionin për mbikëqyrje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut kur shpërtheu pandemia Covid 19. Përveç kufizimit të udhëtimeve, kjo gjithashtu do të mundej ta rrezikojë edhe shëndetin dhe sigurinë e personelit tonë, që çdo herë është çështja më e rëndësishme për ne. I informuam autoritetet se ODIHR është e gatshme sërish ta dërgojë misionin mbikëqyrës kur të fillojë procesi zgjedhor, varësisht nga gjendja shëndetësore dhe mundësia për udhëtim dhe çfarëdo lloj restrikcione që do të ekzistojnë atëherë”, thuhet në përgjigjen e saj”, ka deklaruar Andruz.
Zgjedhjet fillimisht ishin caktuar më 12 prill, por u anuluan shkaku i pandemisë së koronavirusit.