OSBE dënon vrasjen e 21-vjeçares: Duket të jetë femicid

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE shpreh trishtim dhe pikëllim për vrasjen e gruas 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti dhe plagosjen e 15-vjeçarit në Ferizaj.

Nga OSBE thonë se ky krim duket se ka ndodhur për arsye gjinore.

“Kërkojmë nga Policia e Kosovës që ta arrestojë të dyshuarin në atë që duket të jetë femicid”, shkruan na faqen e misionit në X, derisa për këtë vepër tashmë është prangosur një 36-vjeçar.

“Do të vijojmë të punojmë pamëshirshëm me partnerët tanë për ta luftuar dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje”.