Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë raportohen të zhdukur

Një ortek në rajonin e Liqenit Tahoe të Kalifornisë ka lënë të zhdukur 10 skiatorë, thonë autoritetet, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë bllokuar dhe presin shpëtim.

Orteku u raportua rreth orës 11:30 në zonën Castle Peak pranë qytetit Truckee, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut të Nevadës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Grupi prej 16 personash përbëhej nga katër guidë dhe 12 klientë. Kushtet e motit mbeten të rrezikshme, me një shans të lartë për më shumë orteqe.