Darwin Nunez pritet të jetë një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos së verës.
Skuadra portugeze, Benfica tashmë ka bërë të qarta pritshmëritë e saja për kartonin e lojtarit dhe skuadrat e interesuara nuk do ta kenë të lehtë transferimin.
Sipas gazetarit britanik, David Ornstein, Benfica do të kërkojë 70 milionë euro për Darwin Nunez.
Në mesin e skuadrave të interesuara për lojtarin qëndron edhe skuadra e Barcelonës.
Mbetet të shihet se kush do të jetë skuadra që do të sigurojë shërbimet e Nunez.