Ornstein: Ake nuk lëviz nga Man City

David Ornstein, gazetar sporti në The Athletic, e ka konfirmuar qëndrimin e Nathan Ake te skuadra e Manchester Cityt.

Futbollisti po përflitet shumë për një kalim te Chelsea, por duket se gjërat kanë stagnuar, transmeton lajmi.net.

Pep Guardiola po mendon ta frenojë avazin e largimeve, duke filluar nga Ake.

Lojtari, ndonëse jo titullar, po konsiderohet i rëndësishëm për ekipin.

Pos Ake, i përfolur për largim është edhe Zinchenko të cilin po e kërkon me ngulm Arsenali.