Oriola Marashi shkëlqen në fotosesion e ri e veshur në të bardha

Oriola Marashi është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare.

Modelja nga Shqipëria mbetet e angazhuar si imazh i markave të ndryshme të veshjes për të cilat realizon vazhdimisht fotosesione të ndryshme.

Edhe së fundmi, Oriola u shfaq e mahnitshme dhe tërë shkëlqim veshur në një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë me një prerje të veçantë në njërën anë.

“Një letër dashurie”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave pranoi komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave.

Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë Oriola festoi ditëlindjen e 26-të në një aheng e rrethuar me miq dhe personat e saj më të afërt. /Telegrafi/