Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall emergjencë globale për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli emergjencë globale koronavirusin.

Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet e tjera të botës.

Numri total i njerëzve të prekur me koronavirus ka kaluar atë të të prekurve me SARS në periudhën 2002-2003.

SARS-i preku 8098 persona në të gjithë botën, ndërkohë që koronavirusi ka infektuar deri tani 8137 persona vetëm në Wuhan, 171 prej të cilëve kanë vdekur.

OBSH theksoi se ka 98 raste me koronavirus në 18 shtete të tjera përveç Kinës, por asnjë viktimë deri tani.