Ordinancat gjinekologjike me masa të shtuara kujdesi

Përgjatë pandemisë puna e gjinekologëve nuk është ndërprerë, por është modifikuar. Masat e kujdesit kanë zënë vend edhe në këto ordinanca.

Gjinekologet iu caktojnë përmes telefonit një numri të reduktuar të pacienteve, respektivisht vetëm pacienteve, kontrolli i të cilave është e patjetërsueshme.

“Gjatë kontrollit respektohen masat, mbajtje të maskave, dorezave, mjeteve dezinfektuese dhe largësia. Si çdo herë sa më pak kontakt me pacientë të tjerë, d.m.th. kemi bërë kujdes që caktimi i kontrolleve të jetë më larg njëra-tjetrës që mos të kenë rast grumbullimi. Poashtu masa tjetër që e kam respektuar është vetëm pacientja në kabinetin e kontrollit”, deklaroi Lulzime Zhuta Hoxha, Gjinekologe.

Gjinekologia, Lulzime Hoxha thekson se shkaku i paqartësive rreth ndikimit të virusit korona tek shtatzënat dhe fetuset e tyre, është e rëndësishme që shtatzënat të evitojnë kontaktet me shumë njerëz dhe të respektojnë masat tjera për mbrojtje nga COVID 19.