Opozita shqiptare sillet si agjenci marketingu

Shkruan: Florian Nesimi

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur totalisht vizionin afatgjatë, është shndërruar në agjenci marketingu dhe parimet politike i ka zëvëndësuar me oportunizmin. Ata pozicionet i ndërtojnë në bazë të asaj se çfarë qëndrimi më rrit rejtingun sot, çfarë mesazhi më mbron nga vala e komenteve negative në Facebook nesër.

Rasti i “Safe City” është ilustrim perfekt. Edhe pse fillimisht e pranuan, ata pastaj zgjodhën t’a kundërshtojnë pasi e panë se reagimet në rrjete sociale te shqiptarët ishin negative. Kështu, vendimi nuk u mor në baza të interesit publik, por në kalkulimin e thjeshtë se nëse votojmë “pro” do humbim simpati, e nëse e kundërshtojmë do të fitojmë pikë politike në këtë moment.

Kjo është një politikë pa substancë, ku oportunizmi dhe rejtingu ditor bëhet vizioni i vetëm. Kjo do t’a dobësojë opozitën edhe më tepër sepse politika pa vizion është vetëm marketing i përkohshëm.