Opozita konteston legitimitetin e Qeverisë

Opozita thekson se kjo Qeveri dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk gëzojnë legjitimitet, për shkak se Kovaçevski është një kryeministër i sjellë, i cili nuk ka garuar në zgjedhje dhe atë nuk e njeh populli. Prandaj VMRO-DPMNE insiston në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

MILE LEFKOV, ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË VMRO-DPMNE-SË
“Kjo Qeveri me të vërtetë ka probleme me legjitimitetin, pasiqë kemi një kryeministër të sjellë, të cilin populli praktikisht nuk e njeh, ata zgjodhën ta tregojnë arrogancën e tyre në secilin hap. Ne kërkojmë të zgjedhje të parakohëshme parlamentare, dhe nëse ata janë të sigurt në kapacitetin e tyre dhe politikat që i bëjnë do të marrin shumicë më të fuqishme, mandat të pastër dhe nuk do të ketë akuza për legjitimitetin e Kovaçevskit, kryeministrit të cilin populli nuk e njeh, nuk ishte në zgjedhje. ”

I pyetur nëse qeveria gëzon legjitimitet duke pasur parasysh faktin që populli ka votuar që Zoran Zaev të jetë kryeministër, por edhe faktin që partia e cila së fundi i është bashkuar shumicës, disa ditë përpara se të bëhej pjesë e saj dëshironte ta rrëzojë këtë Qeveri, kryeministri Dimitar Kovaçevski u përgjigj..

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“ Fillimisht legjitimiteti i Qeverisë nxirret nga deputetët në Kuvend dhe nëse e shohim legjitimitetin e kësaj Qeverie ajo ka legjitimitet më të madh në krahasim me qeverinë paraprake duke pasur parasysh se 64 deputetë e mbështesin dhe në mënyrë shtesë edhe një parti politike, e kjo është partia Alternativa për të cilën me siguri aluduat. Ne kishim bisedime gjatë formimit të koalicionit qeveritarë me përfaqësuesit e partisë Alternativa dhe ishin të kyçur në programin e Qeverisë edhe përcaktimet partiake të partisë Alternativa.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i ka dhënë ultimatum kryeministrit Dimitar Kovaçevski që të pranojë ofertën për takim liderësh ku do të përcaktohej datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. Kovaçevski thotë se nuk do të mbajë takim nën kërcënim dhe shantazhe, ndërsa Mickoski thekson se nëse nuk ndodh një gjë e tillë, opozita do ta bllokojë punën e Kuvendit dhe do të pasojnë hapa të tjerë radikalë.