Opozita izraelite propozon ligje për ndalimin e formimit të qeverisë nga Netanyahu

Opozita e Izraelit njoftoi sot se po planifikon të propozojë dy ligje që do të pengojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu, i akuzuar për korrupsion, që të formojë një qeveri, pas fitores së tij në zgjedhjet e fundit.

Partia ultranacionaliste Yisrael Beiteinu tha se do të propozojë një ligj që kufizon mandatin e një kryeministri, si edhe do të mbështesë ligjin që parandalon një person të akuzuar që të formojë një qeveri.

Sipas raportimeve të medieve dje, aleanca Bardheblu e rivalit kryesor të Netanyahut, Benny Gantz-it, po kërkon të miratojë një ligj që do të parandalojë kryeministrin e akuzuar të shërbejë në detyrë.

Megjithatë, ligjet nuk mund të parashtrohen derisa të betohet Knesset-i i ri.

Me më shumë se 99 % të votave të numëruara, partia konservatore e Netanyahut, Likud, doli si partia më e fortë duke fituar 36 vende.