Operatori i tretë mobil në RMV do të fillojë punën në fillim të vitit 2027, do të ketë rrjetin e vet 5G

Në tremujorin e parë të vitit 2027 do të fillojë me punë operatori i tretë mobil “ONE Macedonia”, transmeton Portalb.mk.

Agjencia për Komunikime Elektronike sot ua dorëzoi zyrtarisht licencën për punë përfaqësuesve të operatorit të ri mobil në vend.

Siç bënë të ditur nga AKE, operatori i tretë mobil do të sjellë cilësi dhe ofertë më të madhe në treg dhe do t’u përgjigjet vërejtjeve se në vend ka vetëm dy operatorë mobilë.

Në konferencën për shtyp u tha se operatori do të vendosë rrjetin e vet 5G.

Nga “ONE Macedonia” theksuan se planifikojnë të investojnë deri në 100 milionë euro në ndërtimin dhe zhvillimin e rrjetit, përfshirë infrastrukturën, hapjen e vendeve të reja të punës, trajnimet dhe bashkëpunimin afatgjatë me kompani vendore të TIK-ut.

Hyrja e një operatori të tretë celular në vend u njoftua në 2024 dhe fakti që ka interes nga “For-i-G” hungarez u zbulua nga Ministria e Transportit pas takimit zyrtar të Ministrit Nikolloski me përfaqësues të kompanisë në Hungari.