Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “SYRIGANA”, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, përcjell Bota Sot.
Sipas komunikatës së përbashkët, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë zhvilluar një hetim të thelluar lidhur me vrasjen e gjashtë civilëve shqiptarë në fshatin Syriganë, Komuna e Skenderajt, gjatë periudhës maj–qershor 1998. Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat çuan në përpilimin e kallëzimeve penale ndaj personave të dyshuar.
Operacioni u koordinua në vazhdimësi me prokurorin e rastit, dhe pas grumbullimit të provave dhe dëshmive, prokurori special autorizoi ndërmarrjen e veprimeve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.



