Open Ballkan s’ka kuptim pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Nazmi Maliqi

SI MUNDET TË BISEDOHET PËR BALLKANIN E HAPUR, PA NJOHJEN E PAVARSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS , KJO NISMË RAJONALE NUK KA ASNJË KUPTIM.

Mini-Shengenin Ballkanik.
Përjashtohen zërat se nisma është nxitur nga Bashkimi Evropian , duke theksuar se është projekt i papërpunuar dhe i nxituar i liderëve lokal me qëllim që të defokusojnë opinionin nga situatat e brendshme. Unë vlerësoj se nëse Mini-Shengeni Ballkanik do të bazohej në shembullin e Shengenit evropian, do të duhej të fillonte me zgjidhjen e çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë, njohjen e ndërsjellt.

Si mundet të bisedohet për Ballkanin e hapur, kur akoma Republika e Kosovës figuron në Kushtteutën e Serbisë, si pjesë e saj. Pa njohjen njohjen e Pavarsisë së Republikës së Kosovës , kjo nismë rajonale nuk ka asnjë kuptim.
Nuk ekziston aspak nevoja për Mini-Shengenin Ballkanik, përderisa qysh në vitin 2002 të gjitha shtetet e rajonit e kanë nënshkruar Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve, me të cilën shtetet janë dakorduar për kufij të hapur por shumë të kontrolluar, gjë që është edhe standard evropian.

Mini Shengeni më duket më shumë se ka një porosi të aktrimit sesa që ka një fundament. Jam i befasuar që aspak nuk po citohet Marrëveshja për Menaxhimin e integruar të Kufijve, që do të kishte një lidhshmëri për një Shengen Ballkanik. Pikërisht Menaxhimi i Integruar i Kufijve është një Shengen Ballkanik, jo Mini-Shengen por një Shengen Ballkanik, që përcjell porosi shumë të mira për kontrollin e kufijve, për përcjelljen e mallrave, ideve, kapitalit.