Dhe, “Only You” ka arritur një sukses të madh në qoftë se bazohemi në shikueshmëri, shkruan lajmi.net.
Dhurata Dora bashkë me Gims, gati dy muaj nga publikimi i projektit muzikor kanë arritur 30 milionë shikime në platformën YouTube.

Këngëtarja postoi një imazh nga klipi derisa shkroi “30” duke i shoqëruar postimit emotikona dashurie dhe falënderim.
Ndërkohë, Dhurata ka njoftuar se është duke përgatitur projekte të reja muzikore teksa i radhës do jetë sërish bashkëpunim ndërkombëtar./Lajmi.net/



