“Only you” e Dhuratës dhe Gims kap shifrën 50 milionë klikime në youtube

Padyshim që ky sukses pritej që në momentin e lansimit. Dhurata di kë të zgjedhë për bashkëpunime, ndaj edhe çdo herë këngët e saj bëhen hite e marrin miliona klikime në youtube, shkruan lajmi.net.

E një nga këngët më të dëgjuara e klikuara nga Dhurata po cilësohet ajo në bashkëpunim me “Gims”. Është vet Dhurata ajo që ka ndarë lajmin e mirë me fansat se kënga “Only you “ ka arritur 50 milionë klikime.

Theksojmë se edhe bashkëpunimi me Noizyn po korr mjaft suksese, e cila arriti 21 milion klilime për një muaj.