Olta Gixhari shfaqet tërë shkëlqim në paraqitjen nga bregdeti

Aktorja e njohur, Olta Gixhari u rikthye në qendër të vëmendjes me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Ajo u konsideruar si një prej protagonisteve kryesore të formatit dhe ‘rivalja’ kryesor e fituesit të BBVA 2, Luiz Ejlli.

Tani kur ka kaluar më shumë se një muaj që nga përfundimi i Big Brother VIP Albania, Olta po vazhdon angazhimet profesionale dhe përkushtimin ndaj familjes së saj.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Por, aktorja po iu qëndron afër fansave edhe përmes postimit të imazheve të ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Gixhari postoi një fotografi teksa shihej në bregdet e veshur vetëm në të brendshme.

Foto: Olta Gixhari/Instagram

Olta dukej tërë shkëlqim dhe në formë mahnitëse ndërsa nuk i munguan komentet nga ana e fansave të saj.

Ndryshe, kujtojmë që tashmë është konfirmuar që Olta dhe Luizi do të jetë protagoniste në një film.