Ajo është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer në showbizin shqiptar.
Bëhet fjalë për ish-banoren e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari, e cila famën më të madhe e arriti këtë vit, me pjesëmarrjen në formatin e lartpërmendur.
Aktorja shqiptare këtë periudhë ka qenë duke shijuar pushime nëpër vende të ndryshme.
E njëjta së fundmi ndodhet në Itali, më gjegjësisht në qytetin e Firences, teksa ka publikuar një imazh duke vënë në pah linjat trupore.




