OKB: Të paktën 227 ukrainas janë vrarë gjatë sulmeve ajrore ruse

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se të paktën 227 civilë janë vrarë dhe 525 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin një javë më parë, shkruan skynews

Megjithatë, zyrtarët mendojnë se numri i viktimave është më i vogël se sa është raportuar. Ndërkohë Ukraina ka deklaruar se janë vrarë rreth 2 mijë civilë.

Nga ana tjetër, Rusia ka pranuar për herë të parë se 498 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, por Kievi ka thotë se shifra është 9,000.