OKB: Më shumë se 3.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Organizata e Kombeve tw Bashkuara ka thwnw se mw shumw se 3.8 milionw njerëz janw larguar nga Ukraina qw nga fillimi i sulmeve ruse.

6.5 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë.

Rreth 13 milionë ukrainas janë bllokuar në zona luftimi dhe nuk mund të largohen.

Rreth 160 mijë prej tyre janë në qytetin jugor të Mariupolit, sipas kryebashkiakut të tij, përcjell Klankosova.tv

Në orën e fundit, Ukraina tha se nuk do të hapte asnjë korridor humanitar sot për shkak të shqetësimeve rreth “provokimeve” të mundshme ruse.