OKB-ja sot mban seancën për Kosovën të thirrur nga Serbia

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Kjo seancë pritet të nisë në ora 21:00 sipas kohës tonë lokale dhe kërkesa për mbajtjen e saj u parashtrua nga Serbia.

Në kërkesë, Serbia e cilëson vendimin e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të dinarëve si të paligjshëm, me vlerësimin se është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe se qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullsia serbe”, raportojnë mediat serbe.

Bashkësia ndërkombëtare kërkoi nga autoritetet e Kosovës që ta shtyjnë vendimin.

Deri më tani nuk dihet se nga kush do të përfaqësohet Kosova në këtë seancë.