OKB-ja dënon pushtimin e Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave ruse

Delegations stand for a moment of silence during an emergency session of the UN General Assembly, Monday, Feb. 28, 2022, at United Nations Headquarters. The U.N.'s two major bodies, the 193-nation General Assembly and the more powerful 15-member Security Council, are holding separate meetings Monday on Russia's invasion of Ukraine, a reflection of widespread international demands for an immediate cease-fire and escalating concern for the plight of millions of Ukrainians caught up in the war. (AP Photo/John Minchillo)

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka votuar një rezolutë që dënon sulmin e Rusisë në Ukrainë, teksa i bëri thirrje asaj që t’i tërheqë të gjitha forcat e saj nga toka ukrainase.

Nga 193 anëtarë të trupit, rezoluta u mbështet nga 141 prej tyre, në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar.

Ndërsa, në lidhje me votimin e rezolutës, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, tha se Rusia donte ta ndalte konfliktin në Ukrainë, teksa akuzoi Perëndimin për përdorimin e siç i quajti ai, kërcënimeve të hapura dhe cinike, për t’i bërë vendet të votojnë në favor të rezolutës.

Kujtojmë se kjo është mbledhja e parë urgjente e Asamblesë së Përgjithshme, që nga viti 1997.