OKB: Furnizimet në Gaza janë përmirësuar, por nuk janë të mjaftueshme

TOPSHOT - People rush to landing humanitarian aid packages dropped over the northern Gaza Strip on April 23, 2024 amid the ongoing conflict in the Palestinian territory between Israel and the militant group Hamas. (Photo by AFP) (Photo by -/AFP via Getty Images)

Kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, Philippe Lazzarini është shprehur se furnizimet me ushqime dhe ndihma të tjera humanitare për Gazën janë përmirësuar gjatë këtij muaji.

Mirëpo, ai është shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar prirjen drejt urisë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Është e vërtetë që ka pasur më shumë furnizime që kanë hyrë gjatë muajit prill, por kjo është ende larg nga e mjaftueshme për të ndryshuar trendin negativ”, është shprehur ai.