Ofrohet çmim më i ulët për energji elektrike nga viti i kaluar

Kompania shtetërore energjetike SHA EEM ofroi çmim më të ulët prej 36,1 euro për megavat në tenderin për furnizim të energjisë elektrike për gjashtë muajt në vijim që e shpalli Furnitori universal EVN Houm.

“Në ankandin e sotëm për furnizim të sasive të energjisë elektrike për përmbushje të nevojave të shfrytëzuesve, EVN Houm si Furnitor universal i energjisë elektrike mori ofertë më të volitshme nga SHA EEM me çmim prej 36,1 euro për megavat orë”, informojnë nga EVN Maqedoni.

Në tender, shtojnë morën pjesë dy kompani – SHA EEM dhe EFT.

Sipas Ligjit për energjetikë, EEM këtë vit duhet të sigurojë 70 për qind të sasive të nevojshme të EVN Houm për furnizim të konsumatorëve tariforë. Vitin e kaluar SHA EEM ofroi çmim prej 38,8 euro për megavat orë dhe plotësisht I siguroi nevojat e EVN Houm edhe pse kishte obligim të sigurojë vetëm 75 për qind.

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) deri në fund të muajit duhet ta kumtojë çmimin e ri të energjisë elektrike që, siç thonë nga KRRE, më së shumti varet nga shuma të cilën e ofroi sot SHA EEM.