Oferta e PDSH-së, siguron rrugëdalje nga qarku në të cilin po sillemi gati dy dekada

Organizimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e V. në vazhdimësi e kanë përcjellur edhe forca destruktive e të papërgjegjshme në çdo etapë kohore.
Me siguri e keni vërejtur dukurinë, kur atdheu prej ndokujt kërkon që për te të jepet edhe jeta, sipas rregullave bëhet fjalë për njejrëz të thjeshtë e atdhedashës, siç jemi shumica prej nesh. Kurse kur atdheu duhet të ndajë të mira, privilegje, funkcione, tendere e të ngjashme– këto u takojnë disa të tjerëve. Atyre që sot mbajnë fjalime hipokrite të stilit “përjetësia ju takon më të mirëve ndër ne, dëshmorëve të kombit”. Si duket këta kanë bërë ndarjen shumë të mire të roleve, saktë dihet se kush duhet të sakrifikohet, e kush duhet të pasurohet. Gjithçka sillet rreth një kaste të përzgjedhur e të dirigjuar nga dy apo tre persona, e të zbatuar nga më shumë puthadorë e nepërkëmbës të vullnetit të popullit.
Të tillët po pretendojnë se po na përfaqësojnë denjësisht!
Premtuan barazi, përdorim të gjuhës, vendimmarrje, jetë më të mire e më të sigurt për të gjithë. Realiizuan vetëm plaçkitje, manipulim, dhe veprim në favor të të tjerëve, e jo në të mirë të elektoratit shqiptarë, thjeshtë një politikë vazale përplot dështime.
Këtyre duhet një here e përgjithmonë t’ua bëjmë me dije se gjithçka, po edhe durimi e ka fundin, ashtu si edhe politikat destruktive të partisë e cila pretendon se i ka sjellur lirinë shqiptarëve.
Këtyre forcave destruktive duhet t’ia bëjmë me dije se në këtë vend ende ekziston kauzë e pazgjidhur shqiptare, derisa nuk instalohet demokracia konsesuale. Kjo gjithsesi është e realizueshme, por, vetëm duhet përkushtim, punë permanente, ekip profesional, platformë të qartë, vizion dhe padyshim një lider bartës të këtij procesi.
Rruga që na pret është kahmoti e trasuar nga gjenerata e gjenerata atdhedashësish që sakrifikuan shumëçka e gjithçka për të mirën e përgjithshme, rrugë e vizionarëve politik të këtij nënqielli si Arbën Xhaferi dhe rrugë që pasohet nga Patia Demokratike Shqiptare dhe lideri i sajë Menduh Thaçi.
Oferta e PDSH-së, siguron rrugëdaljen nga qarku nëpër të cilin po sillemi gati dy dekada të tëra, mjafton vetëm të bëjmë një hap drejt përkrahjes së kësaj oferte. Ajo nga ne nuk kërkon jetën, gjymtyrët, ajo kërkon vetëm përkrahjen për të jetësuar idealin. Duhet të bëjmë hapin dhe përzgjedhjen sepse njeriu mund të vdesë, subjektet mund të ngrihen dhe bien, por ideja vazhdon të jetojë.

Ejani Me Ne se
Vjen Vera Ka Dera!