OEAK: Kosova ka shkallë të lartë reale të korrupsionit

Kosova vazhdon të ketë shkallë të lartë reale të korrupsionit, mbi 46 për qind e bizneseve në Kosovë e shohin korrupsionin si sistematik, madje fajtor për këtë e bëjnë sundimin e dobët të ligjit. Megjithatë, bizneset shumë pak e raportojnë bizneset atë në autoritet përkatëse.

Kështu u tha sot në prezantimin e të gjeturat e studimit rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve, i cili është bërë nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID.

Ardita Hajra nga Oda Ekonomike tha se në bazë të respodentëve, 40 për qind e bizneseve të përfshirë në studim, nuk janë të vetëdijshëm që mund të raportojnë korrupsionin në mënyrë anonime. E mbi 60 për qind e tyre frikësohen se do t’iu hakmerren.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se studimi sjell të gjetura që duhet të shihen me shqetësim nga qytetarët e vendit. Sipas tij, në Kosovë ka shkallë të lartë reale të korrupsionit.

Chris Thomson, drejtor i Programit Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, tha se ky projekt po synon të zvogëlojë mundësitë për korrupsion.
Rezultatet sipas tij do të jenë indikator se si do të vazhdojë ky projekt./Kosovapress/