Odion Ighalo ka folur për krenarinë e tij që është i vetmi nigerian që ka përfaqësuar Manchester United deri më sot.
Ish-lojtari i Watford-it kaloi 12 muaj në Old Trafford mes janarit të 2020 dhe afatit kalimtar të dimrit të vitit 2021, me 23 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa shënoi pesë gola.
Asnjë prej tyre nuk erdhi në Premier Ligë, por Ighalo bëri histori ndërsa ishte në Manchester.
“Në vitet në vijim, ju duhet diçka për t’u treguar fëmijëve tuaj… Unë kam folur me fëmijët e mi për përvojën në Manchester United”, tha Ighalo për ESPN.
“Unë u largova nga Old Trafford me krenari, me kokën lart, sepse ishte ekipi im i ëndrrave dhe jo të gjithëve u realizua ëndrra. E imja u realizua kështu që çdo ditë të jetës sime, jam mirënjohës”, u shpreh tutje sulmuesi 32-vjeçar.
Ighalo tani është duke luajtur në Arabinë Saudite me Al-Hilal, i cili së fundmi pësoi një humbje gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj kampionëve botëror, Chelsea, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.
“Të jem nigeriani i parë që luan atje dhe deri tani i vetmi nigerian, këto janë arritje të mëdha për mua dhe bëra mirë, kështu që jam i lumtur për këtë. Atmosfera në Old Trafford është ndryshe. Është një klub i madh. Nëse nuk jeni brenda, nuk e dini sa i madh është klubi. Është një klub masiv, masiv, masiv. Pra, falënderoj Zotin që luajta për klubin më të madh në botë, është një arritje për mua dhe kur thoni, “çfarë duhet të bëj më mirë?” Mendoj se bëra gjithçka që duhej, punova shumë, shënova disa gola dhe jam i lumtur. Ata janë ende ekipi im deri më sot dhe unë do ta mbështes atë ekip deri në vdekje. Edhe kur ata janë duke luajtur, unë do t’i mbështes ata, sepse janë Djajtë e Kuq gjatë gjithë rrugës”, u shpreh ai.




