OBSH: Nuk ka nevojë për vaksnim masiv kundër lisë së majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk beson se shfaqja e lisë së majmunëve në Evropë dhe Amerikën e Veriut kërkon vaksinim masiv.

“Tani për tani, masat si higjiena e mirë dhe sjellja seksuale e sigurt do të ndihmojnë në kontrollin e përhapjes,” tha Riçard Pibodi, i cili e drejton ekipin e OBSH-së për kërcënimet e larta patogjene në Evropën.

Pibodi theksoi se rezervat aktuale të vaksinave janë relativisht të kufizuara.

Masat primare për të kontrolluar epideminë janë ndjekje e kontaktit dhe izolimi, tha ai.

Autoritetet e shëndetit publik në Evropë dhe Amerikën e Veriut po hulumtojnë më shumë se 100 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë.