OBSH gati të shtojë ndihmën në Gaza: Nevoja shëndetësore janë ekstreme, por më e mira është paqja

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se është e gatshme të rrisë ndjeshëm ndërhyrjen e saj në Rripin e Gazës, për të përballuar nevojat e jashtëzakonshme shëndetësore në rajon.

Në një reagim në rrjetin social X, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, përshëndeti marrëveshjen e arritur për ndihmën humanitare dhe theksoi se organizata do të mbështesë gjithashtu rehabilitimin e sistemit shëndetësor të shkatërruar në Gaza.

OBSH është gati të rrisë ndjeshëm punën e saj për të përmbushur nevojat ekstreme shëndetësore në Gaza”, shkroi Ghebreyesus.

Ai shtoi më tej se: “Mjekimi më i mirë është paqja. Shpresoj që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjen, që vuajtja e civilëve të marrë fund dhe që të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi me dinjitet.”

Deklarata vjen në një moment të rëndësishëm pas njoftimit për një marrëveshje të re humanitare që synon të lehtësojë situatën e rënduar në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

© SYRI.net