OBSH: Është kyç pezullimi i matur i masave kufizuese

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Grebrejesus deklaroi sot se pezullimi i ngadaltë dhe i matur i masave kufizuese është vendimtar, pasi që kërcimi në raste të reja të koronavirusit të ri në Korenë e Jugut dhe Gjermani ka shkaktuar shqetësim global për një valë të dytë të infeksioneve.
“Heqja e masave kufizuese është komplekse dhe e vështirë” , tha Tedros në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se Gjermania, Koreja e Jugut dhe Kina kanë sisteme që do të përgjigjen në çfarëdo qoftë përsëritjeje të rasteve./MIA