Organizata Botërore e Shëndetësisë planifikon të dielën të nisë një fushatë të gjerë për vaksinim në Rripin e Gazës.
Rreth 44.000 fëmijë, të cilët nuk mundën të mbuloheshin nga procesi i imunizimit gjatë luftës dyvjeçare të Izraelit kundër organizatës militante palestineze Hamas, do të vaksinohen brenda 10 ditëve kundër, ndër të tjera, fruthit (lisë), shytave, rubeolës dhe poliomelitit (paralizës infantile).
Dozat e ardhshme duhet të administrohen në janar.
Pas shfaqjes së virusit të poliomelitit në Rripin e Gazës, OBSH-ja kreu fushata vaksinimi kundër poliomelitit gjatë armëpushimeve në verën e vitit 2024 dhe shkurt 2025. Edhe pse kishte ekipe mobile vaksinimi, disa fëmijë nuk mund të përfshiheshin.
OBSH-ja vlerëson se 20 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç nuk janë vaksinuar kurrë ose janë vaksinuar në mënyrë të pamjaftueshme për shkak të konfliktit.
Njëkohësisht me fushatën e imunizimit, Fondi i OKB-së për Fëmijë, UNICEF, do të vlerësojë kequshqyerjen në mënyrë që të jetë në gjendje t’i ndihmojë të rinjtë sa më shpejt dhe në mënyrë specifike.
Sipas OBSH-së, shkalla e përgjithshme e vaksinimit në Rripin e Gazës para luftës ishte 98 për qind. Tani vlerësohet te është më pak se 70 pëqind.




