Financimi për raste emergjente, për të ndihmuar rikuperimin e rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia, me siguri do ta nxisë korrupsionin në të gjithë Evropën, paralajmëroi Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Në deklaratën e tyre theksohet se kriminelët janë shumë të përshtatshëm në gjendje krize dhe do të gjejnë mënyra për të bërë mashtrime për ndihmë.
Shtetet e prekura nga pandemia në bllokun e 57 shteteve të OSBE-së, do të përballen me korrupsion në mënyrë shtesë gjatë muajve të ardhshëm, deklaroi Tomas Greminger për agjencinë austriake të lajmeve APA.
“Ne dyshojmë se në muajt e ardhshëm do të shohim shumë më tepër korrupsion”, tha diplomati zviceran dhe sekretar i përgjithshëm me seli në Gjenevë.
“Kriminelët përshtaten shpejt me dobësitë e sistemeve sociale të shkaktuara nga kriza e koronavirusit”, thekson Greminger, duke shtuar se trafikimi me njerëz me siguri të rritet. (MIA)