O’Brien nga Beogradi kërkon themelimin e Asociacionit: Kosova e ka premtuar këtë

Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamentit të Shtetit Amerikan, James O’Brien, ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Pas takimit, dyshja dolën në konferencë për media.

O’Brien tha se ShBA-ja pret nga Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi, siç u shpreh ai, “këtë e ka premtuar”.

“Duhet të jem i qartë për qëndrimin e ShBA-së për Kosovën: ka premtuar se do t’i realizojë premtimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky asociacionin është i një rëndësie të veçantë për serbët e Kosovës të kuptojnë se si do të jetë jeta e tyre, se a do të ekzistojë shqetësim se bashkësia ndërkombëtare nuk i plotëson obligimet e veta që të ndihmojë në këtë drejtim. Unë shpresoj se do të bëjmë gjithçka është në fuqinë tonë të ndihmojmë dhe të realizojmë premtimet për vete dhe për tjerët. Pres që kjo të jetë temë në Nju Jork edhe më tej. Politika ndërkombëtare ndaj serbëve në Kosovë mbështetet në themelimin e AKS-së”, tha O’Brien pas takimit. /Klankosova.tv