Nxënësit luten që në vitin e ri shkollor të furnizohen me libra të rinj

Meleku dhe Merdijani tashmë kanë pastruar çantat dhe kanë përgatitur librat e klasës së pestë për ti dorëzuar në shkollë, nëse do të hapen në shtator. Derisa i vendosnin në çantë, fletat e librave griseshin për shkak të vjetërsimit dhe mos ndërrimit me libra të reja. Madje, siç tregojnë këta fëmijë, nxënës të shkollës fillore “7 Marsi”, në klasën e tyre kishte nxënës që nuk kishte marrë asnjë libër. Thonë se vështirësi kanë hasur edhe në kryerjen e detyrave të shtëpisë, sepse detyrat në libër veç më ishin të zgjidhura.

Ka qenë vështirë edhe për mua sepse çdo detyrë ka qenë e plotësuar. Është dashur mi fshi, pastaj me i shkruar detyrat. A keni pas në klasë, ndonjë shok ose shoqe që I kanë mungu më shumë libra? Po, e kemi pa një shoqe që hiç nuk ka pas libra. Çdo ditë, mësuesja e ulke me dikë me mësuar, sepse asnjë libër nuk e ka pas – u shpreh Melek Shkreta, nxënëse.

Nxënësit kujtojnë se shpesh herë nuk i kanë realizuar të gjitha njësitë mësimore, për shkak se kanë munguar njësitë mësimore në libra, për shkak të dëmtimi

Pak me vështirësi, do faqe nuk janë, do janë, krejt janë të grisura. Disa shokë e shoqe nuk I kanë pas gjuhën shqipe, shkencat e natyrës, anglishten, maqedonishten. Si gjendeshin ata, i kanë bë fotokopje ose i kanë marr prej dikujt? Disa i kanë bë fotokopje disa i kanë marrë prej dikujt – tha Merdijan Shkreta, nxënës.

Përveç vështirësive me mësimin online, nxënësit edhe këtë vit shkollor e përfunduan me mungesë të teksteve shkollore. Shpërndarja e librave u ndërpre për shkak të mbylljes së shkollave nga virusi korona. Të kontaktuar nga Alsat, shumë drejtorë shkollash pranuan se këtë vit e përmbyllën me rreth 90 % libra të dëmtuara. Shkollat tashmë kanë përpiluar listën e re për mungesën e librave për vitin shkollor 2020-21 dhe e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit. Nga kjo e fundit thanë se të gjitha librat e dëmtuar do të zëvendësohen me të reja ndërsa shpërndarja e tyre planifikohet nga data 15 gusht.