Filipçe: Shezlloni në plazh lehtë zëvendësohet me krevat të spitalit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në llogarinë e tij në Facebook ka bërë thirrje që të respektohen masat dhe protokollet. Ai shkruan se shezlloni i plazhit lehtë zëvendësohet me krevat të spitalit.

“Shezlloni në plazh lehtë zëvendësohet me krevat të spitalit. T’i respektojmë masat për mbrojtje nga Covid-19, ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e prindërve tanë, gjyshërve dhe gjysheve, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme se kujdesi për më të afërmit tanë”, shkruan në rrjetin social Facebook, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./TV21

Loading...