Nxënësit e Maqedonisë së Veriut që do të mungojnë një kohë të gjatë, do të ndjekin mësime onlajn

Ministria për Arsim dhe Shkencë ka përpilua manualin për mësimdhënësit dhe broshurë për nxënësit dhe familjet e tyre në situatat kur nxënësi do të mungojë një kohë të gjatë nga mësimi për shkaqe shëndetësore, transmeton Portalb.mk.

“Manuali është i disponueshëm në linkun e mëposhtëm dhe në të janë të përmendura hapat konkretë për integrimin e suksesshëm në mësimdhënie të nxënësve që mungojnë nga klasa për më shumë se tre javë për shkak të arsyeve shëndetësore”, deklaruan nga Ministria

Manuali është përgatitur nga një ekip i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe organizata joqeveritare “SANO”.

“Mësimdhënësit marrin udhëzime për përcaktimin e llojit të mësimdhënies në të cilin do të përfshijnë nxënësin, planifikimin dhe realizimin e mësimit, mbajtjen e evidencës pedagogjike, si dhe ndjekjen dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësit. Janë theksuar gjithashtu shembuj konkretë për mundësimin e vazhdimësisë së arsimit për nxënësin që nuk e ndjek mësimin me prani fizike për arsye të justifikuara”, deklaruan nga Ministria.

Në lidhje me këtë çështje, është përpiluar edhe një broshuë për mësimdhënësit, nxënësit dhe familjet e tyre.

Mësimi do të organizohet nga shkolla, e cila në rast nevoje duhet të sigurojë edhe tablet për nxënësin.