Nxënësi i një shkolle në Gazi Babë të Shkupit ka vjedhur 8 kompjuterë në shkollë

PB bën të ditur se ka zbardhur një rast të vjedhjes së 8 kompjuterëve lap top në një shkollë të mesme në rajonin e Gazi Babës në Shkup, përcjell TV21. Kryrësi i veprës është një i mitur nga Petroveci, nxënës i shkollës.

“Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në prani të prindit. Në të njëjtën kohë, disa nga kompjuterët u gjetën në një lokal shitjeje në Blv. “Aradhat Partizane”, ku pronari deklaroi se i kishte blerë nga i mituri. Sendet i janë kthyer shkollës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj të miturës do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./tv21.tv