Nuredini: Në mesin e viktimave edhe 2 civilë, të lënduarit janë në gjendje stabile

Koordinatori i Kovid qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini deklaroi sot se në mesin e viktimave nga zjarri në Spitalin modular, kishte edhe 2 civilë, të cilët nuk kanë qenë pacientë. Megjithëse sipas protokolleve është rreptësishtë e ndaluar vizita e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Në mesin e viktimave kishte edhe një mjek që punonte në një institucion shëndetësor privat dhe për fat të keq edhe ai ka ndërruar jetë.

“Pacientët e shpëtuar janë në numër 12, dhe të gjithë janë mirë. Ne tani pasi që këto ishin të shpëtuar, ata nuk kanë lëndime trupore dhe janë në gjendje të mirë. Kemi 57 pacientë të hospitalizuar, për kontroll kemi 36 pacient dhe fatkeqësisht edhe një viktimë”, tha Nuredini.