Numri i votuesve në njësitë zgjedhore, i pabalancuar

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar Kuvendin dhe Ministrinë e Drejtësisë se katër nga gjashtë njësitë zgjedhore e tejkalojnë kufirin ligjor prej +-5% të numrit të votuesve. Njësia e dytë ka +5,74%, njësia e tretë -7,64%, njësia katër -6,36% dhe njësia gjashtë +8,60%.

Për balancimin e tyre nevojiten ndryshime në Kodin zgjedhor me të cilat do të ndryshohen kufijtë e njësive zgjedhore dhe disa vendvotime do të barten nga njëra njësi në tjetrën. Ministria e Drejtësisë thotë se këto ndryshime duhet t’i propozojë KSHZ-ja.

Ekziston tejkalimin e kufijve ligjor të njësitë zgjedhore. Njoftojmë se sipas ligjit, çfarëdo nivelizimi dhe kalimi të vendvotimeve nga një njësi zgjedhore në tjetrën, duhet të bëhet me propozim të KSHZ-së. Njëkohësisht, ju informojmë se është arritur marrëveshje për zbatimin rekomandimeve të OSBE-së dhe presim që grupet parlamentare të propozojnë ndryshime në Kodin zgjedhor”-thonë nga Ministria e Drejtësisë.

ALSAT