Numri i të vrarëve në Gaza shkon deri në 18 mijë

Smoke rises following an Israeli airstrike in the Gaza Strip, as seen from southern Israel, Thursday, Nov. 9, 2023. (AP Photo/Leo Correa)

Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi, thuhet se ka thënë se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë deri tani në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Al Jazeera citon zëdhënësin Ashraf al-Qudra të ketë thënë se të paktën 49,500 të tjerë janë plagosur.

Ai tha për median se 297 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 550 u plagosën gjatë 24 orëve të fundit.

Hamasi është një organizatë terroriste e ndaluar në shumë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe ShBA-në. Por OKB-ja i konsideron të besueshme shifrat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv