Numri i të vrarëve në Gaza kalon mbi 17 mijë

Ministria e shëndetësisë në Gaza thotë se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori është tani 17 mijë e 177, me më shumë se 46 mijë të tjerë të plagosur.

Në 24 orët e fundit, 350 palestinezë janë vrarë, shtoi ministria, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.