Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë rritet në 4,490

Të paktën 4,490 persona kanë humbur jetën pas dy tërmeteve shkatërruese në Venezuelë, tha të dielën Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodríguez, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet për më shumë se dy javë që nga goditja e dy dridhjeve të fuqishme.

Numri zyrtar i të vdekurve kishte qenë 4,333 të shtunën.

Rodríguez, vëllai i presidentes së përkohshme Delcy Rodríguez, tha në X se ishin ngritur 108 strehimore për të akomoduar më shumë se 19,000 njerëz që humbën shtëpitë e tyre nga tërmetet.

Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë tronditën Venezuelën më 24 qershor. Pas tyre kanë ndodhur më shumë se 1,000 lëkundje të tjera dukshëm më të dobëta.

Mbi 850 ndërtesa janë në rrënoja ose janë dëmtuar rëndë, veçanërisht në La Guaira, një qytet bregdetar pranë Karakasit./DPA News

© SYRI.net