Numri i të sëmurëve me Kovid-19 dhe më tej treshifror, Shkupi me 2.515 raste aktive

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Janë regjistruar 594 raste të reja me Kovid-19 nga 2.617 teste të bëra, theksohet në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit. Tre persona kanë vdekur në spital, një pacient nga Kumanova (70), një nga Prilepi (67) dhe një pacient nga Bogdanci (75). Janë shëruar 162 pacientë.

Nga rastet e reja të Kovid-19, shumica janë në Shkup – 303, Strumicë – 34, Tetovë – 26, Kumanovë – 22. Pasuar nga Prilep-19, Manastir dhe Koçan me nga 18, Veles dhe Kërçovë me 17, Shtip dhe Gjevgjeli 13, Gostivar dhe Strugë 12, Ohër -10, Kavadar, Kriva Pallankë, Vallandovë dhe Resnjë nga shtatë raste të reja, Radovish – 6, Dibër dhe Dellçevë nga pesë raste të reja, Probishtip dhe Negotinë – 3, Demir Hisar, Berovë, Vinicë dhe Sveti Nikollë në dy dhe nga një rast në Pehçevë dhe Kratovë.

Nga gjithsej 162 pacientë të shëruar, shumica janë në Shkup-79, Strumicë – 12, Shtip, Berovë, Koçan nga 8, Sveti Nikollë – 7, Prilep dhe Kriva Pallankë nga 6, Tetovë – pesë raste …

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 23.201, numri i pacientëve të shëruar 17.111, numri i viktimave është 824, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 5.266.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive – 5.266, në Shkup ka 2.515, në Strumicë – 357, Tetovë -271, Kumanovë – 214, Prilep – 209, Koçan – 202 …

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 219.158 teste të Kovid-19.

Nga komunat e Shkupit, më shumë raste aktive me Kovid-19 ka në Aerodrom – 505, Qendër – 433, Karposh – 417, Kisella Vodë – 296, Gazi Babë – 256, Gjorqe Petrov – 198, Çair – 109, Butel – 97 …

Testet e bëra prej 2,617 janë përmes: ISHP- 820, QSHP Shkup- 199, Avicena- 495, Biotek- 327, ASHAM- 158, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë)- 200, Sistina me metodën PCR -158, laboratori Laor- 81, Mjekësia Ligjore- 6, QSHP Manastir- 93, Klinika e Sëmundjeve Infektive- 10, KGJO- 11, Sinlab- 59, laboratorë nga jashtë- 0. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 219.158 teste me Kovid-19.

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup janë pranuar 11 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 95 pacientë, në mbështetje të oksigjenit janë 56 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 9 fëmijë dhe 9 nëna pozitivë në Kovid-19 dhe një nënë e dyshuar për virusin. Në SPQ “8 Shtatori” ka shtatë pranime, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 46 pacientë. Në respiratorë janë 3 pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 34, derisa në spitalin e Shtipit 51 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë dhe Koçan janë hospitalizuar 207, pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë vizitës në Shtip theksoi se Ligji për mbrojtjen nga sëmundjet infektive tashmë është në procedurë parlamentare dhe me intervenim amendamentesh do të ketë mundësi të ndërhyhet menjëherë javën e ardhshme.

Ai ka thënë se për shkurt kohë pritet edhe ligji në procedurë të shkurtuar të realizohet me qëllim të sillen masat e reja që i propozon Komisioni për sëmundje ngjitëse, krejt me qëllim të mos përhapet koronavirusi mes popullatës.

“Është ofruar një situatë e tillë të mund të intervenohet në ligjin për shkak se një pjesë e dekreteve, rekomandimet për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse në mjedis të jashtëm janë vënë në dekretin me fuqi ligjore e cila ishte miratuar në fund të gjendjes se jashtëzakonshme. Ashtuqë kjo është mënyra më e mirë të kemi një masë e cila është efikase dhe do të mund të kontrollohet dhe zbatohet”, ka thënë Filipçe.

I pyetur se si do të përballet sistemi shëndetësor me mungesën e mjekëve dhe personelit mjekësor në repartet infektive të vendit, Filipce u përgjigj se ky problem është kapërcyer që nga fillimi i krizës me sistemin e rotacionit të mjekëve dhe personelit mjekësor nga repartet tjera.

Ai dje përmes profilit të tij në Fejsbuk i falënderoi kolegët e tij.

“Kolegë, faleminderit që nuk u dorëzuat! Faleminderit që jepni gjithçka nga vetja për ta shpëtuar, ruajtur dhe përmirësuar shëndetin e pacientëve tanë. E gjithë barra është mbi kurrizin tuaj dhe e meritoni respektin dhe mirënjohjen më të madhe për humanizmin, kujdesin dhe sakrificën tuaj. Në këtë luftë me Kovid-19, ju jeni heronjtë tanë!, shkroi Filipçe në FB.

Autoritetet vazhdojnë të rekomandojnë që e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo krizë shëndetësore është të mbani maska ​​dhe të mbani distancë fizike.