Numri i të infektuarve në botë po i afrohet dy milionëshit

Aktualisht sipas të dhënave që ofrohen në kohë reale, nga koronavirusi janë të prekur 1 milion e 775 mijë e 206 persona.

Nga ky numër i përgjithshëm, janë raportuar mbi 108 mijë vdekje.

Po ashtu, si të shëruar plotësisht konsiderohen gjithësej 401 mijë e 517 persona.

SHBA-të aktualisht prijnë me numrin më të madh të personave të infektuar me COVID-19, gjithësej 530 mijë e 384.

Pas SHBA-së vjen Spanja me 163 mijë e 27 raste si dhe Italia me 152 mijë e 271 raste.