Numri i përdoruesve të internetit në Kinë i kalon një miliardët

IC Photo

Numri i përdoruesve të internetit në Kinë ka arritur 1.01 miliardë deri qershorin e këtij viti, me shtimin e depërtimit të internetit në 71.6 për qind, sipas një raporti të publikuar nga Qendra e Informacionit të Internetit e Kinës (CNNIC) të premten.

Numri i përdoruesve të internetit është rritur me 21.75 milionë në krahasim me dhjetorin e kaluar. Një miliard përdorues lidhen me internetin, duke formuar bashkësinë digjitale më të madhe dhe më të gjallë në botë.


IC Photo

Përdoruesit kinezë të internetit mbi moshën 50 vjeçe përbëjnë 28.0 % të numrit të përgjithshëm, një rritje prej 5.2 pikë përqindjeje krahasuar me qershorin e vitit 2020. Që nga viti 2020, departamentet përkatëse kanë promovuar fuqishëm nivelin e popullarizimit të aplikacioneve të internet dhe qasjen universale për të moshurit dhe grupet e veçanta.(Zhan Dian/Artan)