Numrat e bëjnë qeverinë por vullneti politik e bënë ate funksionale!

Shkruan: Qenan Aliu

Vërtetë me 15 mandate nuk synohet KRYEMINISTRI, por edhe me vetëm 46 mandate nuk bëhet QEVERIA. Edhe pse qeveria si format është më shumë se kryeminstri, por ajo sipas normave kushtetuese mbështetet në autoritetin dhe vullnetin politik të tij. Pra po që se jep dorëheqje kryeminstri BIE QEVERIA .
Në kombinatorikat numerike skajshmërisht të përafërta,negocimi për formimin e qeverisë nuk nënkupton ndonjë art politik , përveç se VENDOSMËRI për gjetjen e partnerëve të koalicionit, e më pastaj do të vinte në shprehje arti i bisedimeve për hekurosjen e qëndrimeve dhe gjetjen e kompromiseve për shtrirjen në ,,TEPSINË E MADHE TË PUSHTETIT,, .

Në kësisoj konfigurimi të numrave MANDATARI selekton operatorët politik për pjesmarje në qeverisje, dhe më pas vetëm rrotullon ,,tepsinë e pushtetit,, si ,,ruletin rus,, e partitë vetëm hudhin kockën në fushën që synojnë të arinë premtimet elektorale dhe programore.
Por gjenerimi i kësisoj rezultati zgjedhor, bazuar në synimet dhe premtimet politike të partive ka shpërfaqur apetitet e pozicionit të atij që ,,rrotullon tepsinë e pushtetit,, !