Numër shumë më i ulët se sa pritej! Në RMV jetojnë 3.504 bullgarë

Sipas rezultateve nga Regjistrimi, 3.504 persona janë deklaruar si bullgarë. Për këtë numër sigurisht se do të ketë komente të ndryshime në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Bullgarisë, e cila këmbëngul që komuniteti bullgar të përfshihet në Kushtetutë.

Edhe pse pala bullgare, duke u bazuar në numrin e pasaportave të dhëna për qytetarët e Maqedonisë, pohonte se numri i bullgarëve është më i lartë, megjithatë të dhënat nga Regjistrimi treguan se në vendin tonë janë vetëm 3.504 bullgarë./TV21